Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Biznesi në qytetin e Lezhës ankohet se grupet tatimore në kuadër të operacionit anti-informalitet, shpeshherë abuzojnë me detyrën e tyre duke ushtruar edhe presion.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në këtë qytet e mbështet aksionin e nisur nga qeveria por kërkon një sjellje më profesionale nga administrata: ?Duhet të jetë një administratë e përgjegjshme. Të paraqitet pranë biznesit si një trupë profesioniste dhe mos të abuzojë as me pozicionin e saj, mos të shkojë në rolin e një xhandari me dhunë psikologjike?.
Përfaqësuesit e biznesit në Lezhë, kërkojnë që administrata tatimore përveç se ndërshkuese duhet të jetë edhe këshilluese për biznesin pasi ndërgjegjësimi është i domosdoshëm në këtë moment të aksionit.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ankohen-tregtaret-ne-lezhe-tatimoret-si-xhandare-ndaj-biznesit/