Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Në prag të një takimi mjaft të rëndësishëm për të gjithë trevat shqipfolëse si ai mes Kosovës dhe Shqipërisë, presidenti i Federatës Kosovare të Futbollit, Fadil Vokrri përforcon idenë që një ditë mund të kemi një ligë të përbashkët. I ftuar në emisionin Republika në Travel Channel në Kosovë, kreu i institucionit qeverisës së këtij sporti shprehu dëshirën dhe të gjithë gatishmërinë për një bashkim mes kategorisë superior dhe superligës së Kosovës
Fadil Vokrri: ?Me leje të UEFA-s mund të rregullohet që të dy shtetet të kenë një ligë. Nëse është interesi i të dy shteteve të bëhet një, ne nuk e kemi problem?.
Sigurisht ashtu si edhe vetë Vokrri e pohoi asgjë nuk mund të ndodhë pa miratimin e UEFA-s, dhe pa diksutim duhet që më parë Kosovë të pranohet në këtë organ, ç?ka pritet të ndodhë në vitin 2016. Ndërkohë që kërkohet një projekt dhe një bashkëpunim mes federatave dhe klubeve në fjalë, ku një pikë që paraqet pengesa janë udhëtimet e gjata si për skuadrat shqiptare po ashtu edhe për ato kosovare
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/kosove-shqiperi-vokrri-nje-lige-te-perbashket-e-mundur-por-duhet-leja-e-uefa-s/