Veliaj: Konkurs ndërkombëtar për Landfillin e Sharrës - Ora News-Lajmi i fundit

2015-11-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në 2016 bashkia e Tiranës nëpërmjet një tenderi ndërkombëtar do të realizojë menaxhimin e mbetjeve të kryeqytetit. Për këtë do të ketë dy projekte; menaxhim i landifillit të Sharrës dhe ndarja e mbetjeve për riciklim që në origjinë kërkon dhe infrastrukture, pra kontinerë të vecantë për mbetejet qelq, plasitkë, metal. Sipas kryebashkiakut më këto dy projekte do të zgjidhet situata e mbetjeve në Tiranë që është shëndërruar në një rrisk për shëndetin e qytetarëve.
Erion Veliaj: Ne duam që një nga investimet më të mëdhaja të Bashkisë së Tiranës të jetë landfilli i Sharrës. Projekti funksionon kështu: BB është duke përgatitur, duke përmbyllur planin e fizibilitetit. Pasi kjo të mbyllet do të bëhet një thirrje ndërkombëtare sepse kemi kuptuar që sa herë (ju e dini edhe nga këto historitë e pastrimit), po sa herë futen shqiptarë në lojë e gjejnë një kleçke, jo po nuk bëra këtë, jo po shko pastaj në gjyq, ndërkohë plehrat i ka lënë sheshit. Do të vëmë edhe proces riciklimi ku mbetjet ndahen në kosha që nuk janë të aksesueshëm që jo cdo njeri mund të futet dhe të nxjerrë të gjitha mikrobet jashtë për të kapur një shishe plastike.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-konkurs-nderkombetar-per-landfillin-e-sharres/