Nderohen dëshmorët britanikë, pjesëmarrës edhe presidenti Nishani- Ora News- Lajmi i fundit-

2015-11-08 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ambasada britanike në një ceremoni të organizuar tek Parku i Liqenit ka përkujtuar Dëshmorët britanikë të cilët kanë rënë në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në ceremoni mori pjesë presidenti i Republikës Bujar Nishani, ambasadori Britanik Nicholas Cannon, si dhe ushtarake te larte nga FASH dhe perfaqesues nga trupi diplomatik ne vend.
Pasi mbajtën dy minuta heshtje në nder të ushtarëve britanikë të pranishmit vendosën kurora me lule në memorialin e ushtarëve britanikë të rënë gjatë luftës së dytë botërore.
48 ushtarë britanikë kanë rënë në vendin tonë gjatë periudhës 1939-1945 ndërsa ceremonia e organizuar mëngjesin e së dielës në Parkun e Liqenit në kryeqytet përkujton sakrificat e vetëmohimin e tyre.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nderohen-deshmoret-britanike-pjesemarres-edhe-presidenti-nishani/