Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rushan Çiço banor i Drizës në Fier, prej pesë dekadash e fiton bukën e gojës me punët që nxjerr nga duart e tij.
64 vjecari është i detyruar të mbajë familjen me 12 vetë falë objekteve metalike që punon.
Më i shituri është saci, që përdoret për pjekje të gatimeve të ndryshme, një mënyrë sa tradicionale aq edhe artizanale
Nuk ka mundësi të hapë një biznes, por punon në oborrin e shtëpisë. I duhet një ditë punë për të bërë një saç, të cilin e shet 1 mijë deri 1500 lekë të reja.
Zanatin e ka trashëguar nga babai i tij dhe është në gjendje të punojë edhe kazanë rakie dhe enë të ndryshme metalike me mjete thuajse primitive
?E kam nisur zanatin kur isha 12 vjeç. Fitoj 200- 300 lekë të reja në ditë. Shkoj fshat më fshat për ti shitur?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/mjeshtri-i-sacit-ushqen-12-vete-punon-sa-per-te-blere-nje-thes-miell/