Shkodër, Humb jetën 19-vjeçari drejtuesi i një motoçiklete, u përplas me karrocën e kuajve

2015-11-05 9

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur rreth orës 17.30 minuta në segmentin rrugor Shkoder ? Muriqan, në vendin e quajtur Oblikë. Motorçikleta tip Lonçin me targë AB 684 e drejtuar nga 19 vjeçar Ilir Dahati është përplasur me një karrocë kuajsh të ngarkuar me ushqim bagëtish, që drejtohej nga 57 vjecari me inicialet N.D i cili lëvizte nga Shkodra në Oblikë.
Përplasja ka qënë e fortë duke i shkaktuar rrokullisjen motorçikletës dhe për pasojë 19 vjecari ka marrë goditje të forta në kokë dhe trup. Edhe pse ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodres, plagët e marra kanë bërë që Dahati të humbë jetën në sallën e reanimacionit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/humb-jeten-drjtuesi-i-nje-motociklete-u-perplas-me-karrocen-e-kuajve/