ProCredit Bank Në vazhdim të aktiviteteve të organizuara me rastin e 20 vjetorit, ProCredit Bank ka inauguruar Agjencinë më të re dhe Zonën 24/7-të vetëshërbimit në qytetin e Vlorës. Zonat 24/7 janë të pozicionuara pranë çdo Agjencie ProCredit dhe klientëve të bankës iu mundësohet përdorim i shërbime bankare 24 orë, gjatë 7 ditëve të javës. E veçanta e këtyre zonave është se në to janë të vendosura pajisje të tilla të teknologjisë së lartë, të cilat ju mundësojnë të kryeni vetë një gamë të gjërë shërbimesh bankare, shpejt dhe pa u kufizuar nga orari zyrtar i bankës. Për më tepër shërbimet bankare të kryera në ?Zona 24/7? janë më lirë se sa në sportelet e bankës. Për të hyrë dhe marrë shërbime bankare në këtë zonë gjatë 24 orëve, duke përfshirë dhe fundjavën, mjafton që ju të jeni të pajisur me një kartë debiti, ose krediti.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vlore-procredit-bank-inauguron-agjencine-me-te-re-dhe-zonen-247-te-vetesherbimit-me-rastin-e-20-vjetorit-te-saj/