Panariti inspekton finalizimin e punimeve në argjinaturën e lumit Buna- Ora News

2015-11-04 0

Sëbashku me një grup specialistësh të bordit të kullimit, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, inspektoi finalizimin e punimeve në argjinaturën e lumit Buna, në fshatin Shirgj të njësisë administrative Dajç.
Investimi në fjalë që kapi vlerën e mbi 33 milion lekëve u bë për mbrojtjen e tokave bujqësore nga gërryerjet, pasi përmbytjet e 2010-ës në Shkodër riaktivizuan këtë fenomen.
Ndërsa e quan domosdoshmëri hartimin e një projekti përfundimtar për shmangien e përmbytjeve në Shkodër, Panariti u ndal edhe tek situata me hidrovoret.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/panariti-inspekton-finalizimin-e-punimeve-ne-argjinaturen-e-lumit-buna/