Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy efektivë policie janë arrestuar, pas arratisjes nga komisariati 3 i Bledar Zefit, i cili u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Por, ka zgjatur vetëm një orë qëndrimi në paraburgim i 26-vjeçarit Bledar Zefi pasi ai është arratisur nga ambjentet e komisariatit numër 3 në Tiranë. I shumëkërkuari ndërkombëtar arriti ti shpëtojë efektivit të policisë, në momentin kur po e shoqëronte për kryerjen e nevojave personale. Hetimet e para bëjnë fajtor policin i cili është pezulluar nga detyra. Në komisariatin e rikonstruktruar vetëm disa ditë më parë për të rritur sigurinë, ky është rasti i dytë brenda vitit që të arrestuarit arrijnë të largohen.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/i-denuari-per-vjedhje-me-arme-ne-itali-arrestohet-ne-tirane/