Artan Gaçi: Të luftohet korrupsioni me paratë pubike, në Shqipëri tenderaxhinjtë më të pasur

2015-11-02 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti socialist Artan Gaçi deklaroi në studion e lajmeve në Ora News se aksioni ndaj informalitetit duhet të shoqërohet edhe me luftën ndaj korrupsionit me tenderat. Sipas Gaçit, në 20 vite tenderat janë në duart e vetëm pak kompanive.

Artan Gaçi: Unë jam për të nxitur reformën për një luftë kundër jo informalitetit, por kundër korrupsionit dhe hajdutërisë me paratë publike. Dimë shumë mirë sesi bëhen tenderat në Shqipëri. Ka kompani që kanë 25 vjet marrin tendera. PD ishte mjeshtre sesi i kanalizonte të gjitha tenderat në 4 duar. Po të marrim historinë e këtyre 20 vjetëve, ti marrim me sektorë të caktuar tenderat kanë shkuar te të njëjtit njerëz. Në Shqipëri janë të gjithë tenderaxhinjtë më të pasurit e Shqipërisë. Kjo të duket normale?

Artan Gaçi theksoi se reforma ndaj informalitetit është një domosdoshmëri për të rritur investimet dhe ekonominë shqiptare. Ai nënvizoi se duke u formalizuar, bizneset do të kenë më shumë zë për të ngritur shqetësimet e tyre, ndërsa u shpreh se disa tatimorë nga injoranca apo keqdashja kanë dëmtuar aksionin.

Artan Gaçi: Mund të themi se 90% e administratës është ajo që kemi gjetur me emërime politike të qeverisë Berisha, ose janë keqdashës dhe shkojnë kastile për të rritur pakënaqësitë.

Sipas Gaçit, invesitmet e huaja dhe turizmi janë sektorët kyëë për zhvillimin e ekonomisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/