Bashkëpunimi Shqipëri-Kosovë, Klosi: Gjuha e urrejtjes, jo pjesë e fjalorit të të rinjve - Ora News

2015-10-31 4

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nën sloganin ?Jo gjuhës së urrejtjes?, 40 të rinj nga Shqipëria dhe Kosova u mblodhën sëbashku për 4 ditë me radhë për të diskutuar dhe shkëmbyer ide rreth kësaj teme.
Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, e vlerësoi nismën si një mundësie mirë që rinia e të dyja vendeve të orientohet drejt një kulture debati e cila përcjell pozitivitet në realitetin shqiptar në të dyja anët e kufirit.
Klosi: ?Në ato hulumtimet tona, në strukturimet që u bëjmë situatave apo në sondazhet që bëjmë, ndjejmë realisht një shqipe që po varfërohet gjithmonë e më shumë nga ajo shqipja e pastër, nga fjalët e urta, nga gjuha e mirë, nga trajtimi i gjësë me pozitivet. Gjithmonë e më shumë në fjalorin tonë po zënë vend fjalë që nuk janë pozitive?.
Më tej ai kërkoi që nisma të tilla të përhapen jo vetëm për të rinjtë shqiptarë të të dyja vendeve, por nëpërmjet rrjeteve të ndryshme të komunikimit, ato të përfshijnë edhe të rinjtë shqiptarë në mbarë botën.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bashkepunimi-shqiperi-kosove-klosi-gjuha-e-urrejtjes-jo-pjese-e-fjalorit-te-te-rinjve/