Partitë e vogla kundër primit, kërkojnë korrektim kombëtar të votave - Ora News

2015-10-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partitë e vogla të majta e të djathta kundërshtojnë kodin zgjedhor me prim, ide e qarkulluar së fundmi, duke e cilësuar si shkatërrim të zgjedhjeve. Ata kanë kërkuar nga dy partitë kryesore politike, socialistët dhe demokratët, që të ndërhyjnë në kod zgjedhor duke propozuar korrektimin në nivel kombëtar të votave.
Në një kohë kur krahët e ndryshëm politik kanë artikuluar idetë e para për ndërhyrjet në kodin zgjedhor, partitë e vogla kanë kërkuar që sistemit aktual ti shtohet korrektimi kombëtar.
Sipas kreut të Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi, me kodin aktual qytetarët që besojnë në platformën e partive të vogla mbetën pa përfaqësim.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/partite-e-vogla-kunder-primit-kerkojne-korrektim-kombetar-te-votave/