Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një takim të zgjeruar me përfaqesues të botes së biznesit dhe anëtare të kabinetit qeveritar të thirrur enkas për të trajtuar problematikat e aksionit tatimor të nisur prej dy muajsh, kryeministri Edi Rama iu adresua mediave me një fjalor të ashpër, duke i cilësuar gjobëvënëse. Ky reagim vjen pas publikimeve të qëndrimeve kritike ndaj praktikave të qeverisë në këtë proçes. Shefi i qeverisë i dha përgjigje disa shqetësimeve që ngriti biznesi në këtë takim, duke dhënë shembuj konkretë.
Kryeministri, Edi Rama, lëshoi sot një prej deklaratave më të rënda në adresë të mediave në vend por pa veçuar ndonjë, kur në kuadër të aksionit kundër informalitetit tha se ato janë rreshtuar kundër këtij aksioni për të mbrojtur informalitetin e bizneseve të tyre.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/kercenimi-i-kryeministrit-rama-mediat-kunder-aksionit-anti-informalitet-vene-gjoba/