Siguria publike, Pajisja me kamera, ekspertët: Cënon privatësinë, të rishikohet- Ora News

2015-10-31 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Projektligji i hartuar nga ministria e Brendshme për sigurinë publike përbën rrezik për të dhënat personale dhe privatësinë e individëve. Duke iu referuar nenit 8 të projektligjit që detyron administratorin të pajisë pallatet e banimit me kamera, kriminologu Fabian Zhilla shprehet se kjo cënon privatësisë e individit dhe se mund të kthehet në një formë shantazhi nëse nuk bëhen rregullimet e nevojshme. Projektligji do detyrojë bizneset, që rezultojnë me të ardhura mbi 10 milionë lekë në vit të vendosin kamera sigurie. Po ashtu kamera sigurie do të kenë dhe taksitë, autobusët, lokalet që mbartin më shumë se 50 klientë, institucionet publike, si kopshtet, apo shkollat.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pajisja-me-kamera-ekspertet-cenon-privatesine-te-rishikohet/