Imazhi i ri i BSH, përurohet rikonstruksioni i godinës, Rama: Nuk është luks i tepërt

2015-10-30 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banka e Shqipërisë tashmë ka godinën e saj të rikonstrukturuar. Dy ndërtesa, ajo ekzistuese dhe një ndërtesë moderne, ku përfshihet edhe muzeu i BSH. Njëra që përfaqëson të hershmen dhe tjetra demokratiken. Ky është imazhi i ri i institucionit më të lartë financiar në vend, vendosur në qendër të kryeqytetit. Banka e Shqipërisë tashmë ka dy godina, ekzistuesen dhe të renë.
Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm, Guvernatori i BSH, Gent Sejko, kryeministri Edi Rama dhe arkitektët e projektit të BSH.
Arkitekti Petreski tha se godina e re eshtë frymëzuar nga pejsazhet e Shqipërisë, ndërsa kryeministri Rama deklaroi se ky nuk është një luks i tepërt.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/perurohet-rikonstruksioni-i-godines-se-bsh-rama-nuk-eshte-luks-i-tepert/