Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT Java e fundit e fazës së parë në kategorinë superiore do të rezervojë disa takime mjaft tërheqëse. Sfida më interesante të paktën në letër do të zhvillohet në kryeqytet mes Tiranës dhe Kukësit. Bardheblutë tashmë me Ilir Dajën në drejtim do të kërkojnë të distancohen nga periudha e krizës që i ka kapluar pothuajse që në fillim të këtij edicioni. Trajneri i sapo emëruar nuk do të ketë në dispozicion për shkak pezullimi Erando Karabecin, por në skuadër është rikthyer Elis Bakaj i cili do ta nisë nga minuta e parë, ka ende dilema për Vucajn që aktualisht nuk është rekuperuar 100 %. Pritet që në këtë sfidë tekniku 49 vjeçar të aktivizojë në sulm pikërisht Bakajn dhe Gilman Likën me Gilberton që me shumë gjasa do ta nisë nga stoli. Për momentin ka balotazh edhe në skuadrat mes Frashërit dhe Edvan Bakajt. Ndërsa në krahun tjetër trajneri Marcelo Troisi do të jetë i detyruar që edhe në këtë takim të bëjë pa Moreirën dhe Hasanin, megjithëse brazilaini është rikthyer në stërvitje nuk duket ende gati. Sumi do t?i besohet lojtarit më të mirët të momentit tek blutë verior Mateus Limës.
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/kategoria-superiore-faza-e-pare-mbyllet-me-supersfiden-tirana-kukesi/