Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Interesi për deputetin më të ri në Kuvendin e Shqipërisë, Eduard Ndocaj, ishte i Lartë sot në ditën e pare te jetes se tij parlamentare.
Ndoshta kjo ishte arsyeja, që ai shmangu hyrjen kryesore të Parlamentit, ku kishte lënë automjetin e tij së bashku me kapelen prej kauboj, dhe iu drejtua seancës nga hyrja anësore së bashku me nëkryetarin e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Ndoca, mori mandatin e socialistit Arben Ndoka, por pas ceremonisë së betimit në seancë, ai zuri vend krah demokriasitianit Nard Ndoka.
Megjithatë, socialistët e demokratë, parakaluan pranë karrikes së tij për t?i përcjellë urimet për detyrën e re
Por ndërsa për ?të ardhurin nga qielli? ishte emocionuese si dita e parë e shkollës, për opozitën ishte objekt për debat.
Deputeti i PD-së Sali Berisha kërkoi të bëhet transparencë për 500 mijë eurot që vetë Ndocaj deklaroi mbrëmë se i kishte dhënë Edi Ramës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/betohet-deputeti-i-ri-berisha-per-cfare-i-dha-ndocaj-rames-500-mije-eurot/