Bekim Neziri flet për Marrëveshjen e Përzhinos dhe hapat e BDI-së

2015-10-27 1

Në emisionin "360 gradë" i ftuar Bekim Neziri, shef i shtabit zgjedhor të BDI-së dhe Ministër i ekonomisë.
Me Nezirin diskutojmë se si do të veprojë BDI nëse dështon Marrëveshja e Përzhinos, do ti mbetet besnik pushtetit dhe parave, ose do të marrë hapa të tjera, a do të ketë ndryshime kadrovike, a do të ikin të "përjetshmit", nga funksionet, me të cilat BDI sërish do të kërkojë mbështetjen e votuesve, kur pothuajse asgjë nga ajo që premtoi në zgjedhjet e fundit nuk është plotësuar, cili është qëndrimi i partisë për aferën "Telekom", ku si të përfshirë drejtpërdrejt përmenden lideri Ahmeti, dhe zëvendës/kryeministri Xhaferi. E hapim çështjen e ndarjeve në BDI, për formimin e Uniteti-t dhe distancimet tjera të anëtarëve tjerë të shquar të partisë.
Ndiqni "360 gradë"