Kosovë, Kuvend me masa sigurie, gaz lotsjellës dhe fyerje- Ora News- Lajmi i fundit-

2015-10-24 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kuvendi i Kosovës në orët e para të mëngjesit të së shtunës, 24 tetor, ka mbajtur një seancë në një sallë jo të zakonshme për mbajtjen e seancave, në të cilën nuk kanë qenë të pranishëm ligjëvënës nga radhët e opozitës. Në këtë seancë deputetët miratuan edhe disa ligje.
Vendimi për ta mbajtur në një sallë tjetër pasoi disa ndërperje të punimeve të Kuvendit nga ana a e subjekteve politike në opozitë, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën, të cilat përdorën në disa raste gazin lotsjellës.
Këto veprime bënë që kryesia e Kuvendit të vendos një numër pjesëtarësh të sigurisë në sallë. Forcat e sigurisë u rreshtuan përreth foltores së Kuvendit, për të pamundësuar depërtimin e deputetëve nga opozita.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/kuvend-me-masa-sigurie-gaz-lotsjelles-dhe-fyerje/