Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka zgjatur më shumë se 3 orë mbledhja e grupit organizativ të fushatës për zgjedhjet e vitit 2017 në selinë rozë. Në përfundim të saj nuk ka patur asnjë deklaratë për mediat.
Mësohet se përgjatë tre orëve është debatuar mbi konstatimet që koordinatorët kanë raportuar para kreut të PS, Edi Rama.
Kryeministri dhe kreu i PS, Edi Rama ka refuzuar t?i përgjigjet interesit të mëdias nëse do të ketë shtyrje të datës së kongresit të kësaj partie parashikuar të zhvillohet në janar të vitit që vjen.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-3-ore-takim-me-koordiantoret-ne-perfundim-asnje-deklarate-per-mediat/