Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka deklaruar se seanca do të zhvillohet ditën e sotme, pavarësisht tensioneve. Seanca ishte parashikuar të fillonte në orën 20:00, por gazeta Telegraf shkruan se është shtyrë për në orën 22:00.
Ndërkaq pas situatës së tensinuar brenda dhe jashtë Kuvendit të Kosovës, institucionet e sigurisë janë duke i bërë analizat dhe prokuroria ka nisur hetimet, sepse po dyshohet që është hedhur një lëndë kimike e kategorisë së rëndë dhe ka pasur edhe të lënduar.
Mbështetësit e opozitës që po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë ambientit të Kuvendit të Kosovës për ta mbështetur opozitën, kanë hedhur edhe njëherë gaz me ngjyrë në oborrin e Kuvendit.
Ndërsa forcat e sigurisë janë në gatishmëri.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/rajoni/opozita-hedh-gaz-lotsjelles-ne-zyren-e-kryetarit-te-kuvendit-kadri-veseli/