PPE, Basha: Krimi i organizuar ka kapur shtetin, demokracia në rrezik

2015-10-23 0

Kapja e shtetit nga krimi i organizuar dhe oligarkët e lidhur me pushtetarët, përqendrimi i pushtetit dhe pasurive publike në pak duar kanë sjellë një situatë të rëndë ekonomike në Shqipëri, pasiguri dhe krizë ekonomike" kështu ka deklaruar kreu i demokratëve në fjalën e tij të dytë në Kongresin e PPE-së.

Në ditën e dytë të punimeve të Samitit të Partive Popullore Europiane, që po zhvillohet në Madrid të Spanjës, Lulzim Basha solli në vëmendje numrin e lartë të azilkërkuesve nga vendi ynë që u janë drejtuar vendeve të Bashkimit Europian në vitet e fundit.

Gjitashshtu Basha ka shprehur shqetësimet për situatën e jashtëzakonshme që po kalon vendi ku trafikantët e drogës dhe të qenieve njerëzore kanë vënë nën kontroll Parlamentin, qeverinë dhe një pjesë të pushtetit vendor. Kryetari i Partisë Demokratike tha se korrupsioni ka arritur nivele alarmante dhe se paratë e qytetarëve po grabiten çdo ditë nga pushtetarët përmes tenderëve korruptivë.

Free Traffic Exchange