Këshilli i Mandateve nuk merr vendim për Frrokun, i drejtohet Kushtetueses

2015-10-20 0

Këshilli i Mandateve dhe Rregullores nuk mori asnjë vendim për mandatin e deputetit kristiandemokrat, Mark Frroku. Ky këshill ka kërkuar interpretim të kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese.

Avokati i deputetit Frroku në përfundim të seancës ka deklaruar se të dyja palët vendosën që ti drejtohen Gjykatatës Kushtetuesë për të bërë interpretimin e nenit 71 të kushtetutës, pasi ky këshill nuk ka të drejtë të bëjë interpretimin.

Visha: Këshilli i Mandateve nuk mund të bëjë interpetimin e kushtetuës, vetëm Gjyakta Kushtetuese mund të bëjë interpetime. Ne i jemi drejtuar për pjesëmarrje që Frroku të marrë pjesë në seanca sepse ai përfaqëson zgjedhësit.