Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka hedhur akuza mbi kreun e Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj. Duke kundërshtuar vënien e tij në krye të kësaj reforme, Nishani tha se Xhafaj ka përgjegjësi për situatën që ndodhet sot drejtësia, pasi ka qenë ministër i Drejtësisë, që është kapur nga korrupsioni dhe politika.
Po ashtu Presidenti i Republikës kërkoi edhe një shpjegim nga qeveria se përse duhet t?i ndërpitet mandati Prokurorit të Përgjithshëm. Nishani është kundër zgjedhjes së Prokurorit nga Këshilli i Prokurorvë.
Pjesë nga biseda në studio me Presidentin Bujar Nishani
Ilva Tare: Keni gjykuar dhe ekspertët. Keni thënë që janë militantë ekstremistë politikë.
Bujar Nishani: Mund të shikoni veprimtarinë e tyre gjatë gjithë kohës. Shikoni, investigoni. Media është plotësisht e mundshme, i ka të gjitha kapacitetet për të parë cila është sjellja institucionale. Cila është sjellja individuale gjatë kohës që kanë qënë pjesë e institucioneve shtetërore. këta individë që janë thirrur dhe janë bërë pjesë në mënyrë të njëanshme e atij komisioni dhe nëse do t?ju rezultojë që sjellja e tyre ka qenë tërësisht partizane gjatë gjithë kohës që ata kanë qenë brenda institucioneve të shtetit shqiptar, se janë njerëz me veprimtari të shkuar institucionale dhe është e lehtë ti verifikosh..
Ilva Tare: Veprimtari mund të kenë, por janë edhe ekspertë në jurispudencës?
Bujar Nishani: Unë do të preferoja që më sëpari mazhoranca dhe specifikisht PS që ka në grupin e saj juristë me eksperiencë dhe me integritet, të vinte një njëri nga këta. Zotëria që ka vënë në krye ka një përgjegjësi shumë të madhe në situatën që është drejtësia sot.
Ilva Tare: Po flisni për zotin Xhafaj?
Bujar Nishani: Po, ka qenë ministër Drejtësie në ditët më të zeza të drejtësisë të kapur nga politika dhe korrupsioni.
Ilva Tare: Zoti Nishani edhe ju keni qenë ministër Drejtësie, kjo nuk do të thotë që?
Bujar Nishani: Dakord dakord, po ka akte. Unë po e bëj publike, ka sjellje, ka fakte. Sepse një njeri që ngrihet dhe përdor një fjalor të papranueshëm për Presidentin e Republikës, natyrisht që ka një hall të madh, por unë besoj që duke nisur që nga kreu i komisionit?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nishani-fatmir-xhafaj-pergjegjesi-per-situaten-e-drejtesise-sot/