A1 Report - Bushati në takimin e ministrave të BE: Refugjatët sprovë për Evropën

2015-10-20 0

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati ka marrë pjesë në takimin informal të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të BE-së, që u zhvillua në Luksemburg. Në këtë takim ministrat e BE-së kanë diskutuar kriza e emigrantëve, situatën në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë, situatën e sigurisë brenda BE-së dhe fqinjët, ekstremizmi, terrorizmi dhe luftëtarët e huaj.

Bushati në videomesazhin e tij pas këtij takimi u shpreh se, vala e refugjatëve që vijnë nga Lindja e Mesme dhe jugu i Mesdheut përbën një fenomen tepër të ndjeshëm për ne, sepse sjell në mendje kujtimet e viteve 1990 kur filluan largimet masive në Ballkan pas rënies së regjimeve totalitare e me pas shpërnguljet nga luftrat në ish Jugosllavi.

?Vala e refugjateve si një krizë e pa precedentë që ka goditur Evropën përbëhet nga një sërë elementesh që vendosin në sprovë aftësitë e të gjithëve dhe që kërkon një përgjigje kolektive, instrumente solidarizues për të akomoduar refugjatët, luftuar rrjetet e trafikantëve dhe elementeve terroristë që mund të kërkojnë të përfitojnë nga kjo situatë", u shpreh ministri i Jashtëm i Shqipërisë.

Sipas praktikës së konsoliduar tashmë, përveç ministrave të vendeve anëtare, në takim morën pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve kandidate për anëtarësim në BE ? Shqipërisë, Turqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Gjithashtu Bushati dhe homologët e vendeve të tjera kandidate zhvilluan dhe një audiencë me Duken e Madh te Luksemburgut Madhërinë Henry.

Free Traffic Exchange