Menjëherë pas konfliktit të mbrëmjes në Laç, forca të shumta policie janë përqendruar në lagunën e Patokut. Përveç strukturave të drejtorisë së policisë së së Qarkut Lezhë në këtë zonë kanë zbarkuar dhe forcat special RENEA.
Ata po mbajnë nën vëzhgim banesat dhe bizneset e familjes Cali.
Korrespodenti ynë konfirmon që ata janë larguar nga banesat dhe bizneset nga frika e ndonjë hakmarrje të mundshme. Ndërkohë policia ka vendosur disa postoblloqe duke bërë kontrolle.