LAÇ - Sherri për tenderin e peshkimit në Lagunën e Patokut ka përfunduar me 7 të plagosur para komisariatit të Kurbinit, mes tyre Eduart Prenga (njohur dhe me emrin Valentin) vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. Për ngjarjen në fjalë është arrestuar në flagrancë vetë deputeti Prenga, i cili ndodhet në Policinë e Tiranës si i përfshirë në sherr dhe i akuzuar se ka qelluar me arme, ndërsa janë arrestuar dhe pese persona te tjere. Prenga akuzohet ?Plagosje e rëndë, me dashje?, ?Armëmbajtja pa leje?, ?Kanosje serioze për vrasje?.
Burime nga policia thanë për A1 Report se sherri mes familjes Cali dhe familjes Prenga ndodhi për një konflikt mes tyre në lidhje me të drejtën për shfrytëzimin e Lagunës së Patokut për peshkim, aktivitet i cili i ishte dhënë me tender një vit më parë vëllait të deputetit Prenga, ndërsa prej dekadash licencën e peshkimit e kish pasur familja Cali.
Përleshja masive ku veç mjeteve të forta (thikë, shkopa bejsbolli) u përdor edhe arma e zjarrit, ndodhi pas mesnate para komisariatit të policisë në Laç.
Burime nga policia e Kurbinit thanë se mbrëmjen e kësaj të premteje pjesëtarë të familjes Prenga kanë shkuar në lagunën e Patokut duke i kërkuar familjes Cali të heqin dorë nga kërkesat për marrjen e licencës. Ky moment është shoqëruar me kërcënime, - thanë burimet, - dhe kjo ka detyruar familjen Cali t?i drejtohet komisariatit të Kurbinit për të bërë një denoncim. Pasi kanë dalë nga komisariati, familja Cali është ndeshur me një grup njerëzisht të familjes Prenga duke përfunduar në përleshje me mjete të forta dhe armë.
Forca të RENEA-s dhe prokurorë ndodhen në qytetin e Laçit prej mbrëmjes së të premtes, ndërsa ngjarja është mësuar për mediat vetëm gjatë mëngjesit të sotëm. Veç Prokurorisë së Kurbinit hetimi ka nisur edhe nga Prokuroria e Përgjithshme për shkak të mandatit të deputetit të Armando Prengës.