TIRANË - ?Askush nuk është mbi ligjin dhe aq më pak deputeti!? Me një gjuhë të ashpër është shprehur kryeministri Edi Rama në lidhje me përleshjen me armë në Laç ku u përfshi edhe deputeti socialist tashmë i arrestuar Armando Prenga.
Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë thotë se ndëshkimi për këtë ngjarje do të jetë i plotë ligjor. ?Koha e të paprekshmëve ka ikur bashkë me Saliun?, - shkruan Rama.