A1 Report - Prenga, Basha: Armët i përdori një deputet-bandit, por fajtor është Rama

2015-10-20 3

TIRANE - Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e cilësoi si rënie të shtetit ngjarjen e rëndë në Laç, ku mbetën të plagosur 7 persona dhe ku i përfshirë rezulton edhe deputeti socialist Armando Prenga.

Nëpërmjet një dalje publike për mediat, kreu i partisë më të madhe opozitare fajësoi për këtë ngjarje kryeministrin Edi Rama

?Ky është fundi i shtetit ligjor në vend. Pavarësisht se armët i përdori një deputet-bandit, autori dhe përgjegjësi është kryeministri i vendit. Rama e bëri deputet Armando Prengën pikërisht për këtë cilësi që ka: vret dhe pret?, tha Basha.

Sipas kreut të opozitës, Rama ka ndërtuar një ?mekanizëm kriminal që e përdor sipas interesave të tij?.

?Autori është deputet, pjesë e një grupi të inkriminuar, me rekorde për vepra të rënda penale, në një parlament që drejtohet nga Ilir Meta, që pak kohë më parë manipuloi një hetim ku akuzohej për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, dhe tani është nën akuzë për marrje rryshfeti në shuma të mëdha, me prova e fakte të njohura botërisht?, thotë Basha.

Kjo do të jetë një tjetër arsye për protestat që opozita ka paralajmëruar në shtator. Basha u bëri thirrje shqiptarëve që të dalin në protestë kundër asaj që ai e quajti kapje të shtetit nga bandat.

?Edi Rama nuk na ka lënë zgjidhje tjetër, përvese të ngrihemi në këmbë.
I madh e i vogël, prind e qytetar, të rinj e të reja. Do të ngrihemi e do ti japim fund këtë pushteti tërësisht të inkriminuar. Sovranit i ka ardhur ora ta heqë këtë zgjedhë nga qafa?, thotë Basha.

Free Traffic Exchange