A1 Report - Ndërtimet, 2 zyrtarë në pyetje për lejet e Lulzim Bashës në Tiranë

2015-10-20 0

TIRANE- Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për 17 lejet e ndërtimit të dhënë nga ish-kryebashkiaku i kryeqytetit Lulzim Basha, njëherësh kreu i Partisë Demokratike. Gjatë kësaj jave njësia hetimore Task-Forcë ka tërhequr të gjithë materialin hetimor nga zyra e urbanistikës së Bashkisë Tiranë, ku dhe ka nisur menjëherë verifikimin e çdo procedure për miratimin e lejeve, të cilat dyshohet të jenë dhënë në mënyrë klienteliste dhe abuzive.

Sipas burimeve të prokurorisë pas verifikimit të dokumentacionit do thirren për të dëshmuar shefi i zyrës së urbanistikës në këtë bashki dhe shefi teknik për miratimin e lejeve ndërtimore. Pritet që hetimi i kësaj dosje do zgjasë disa muaj, kjo pasi kërkohet kohë për verifikimin e çdo praktike. Nëse do nevojitet prokuroria shprehet se do marrë në pyetje dhe ish-kryebashkiakun e Tiranës Lulzim Basha.