A1 Report - Ashpërsohen masat, 10 mln lekë gjobë bizneseve të mëdha që s’japin kuponin

2015-10-20 0

Ashpërsohen masat ndëshkuese ndaj biznesit që kryen evazion fiskal. 10 milionë gjobë bizneseve me xhiro vjetore mbi 8 milionë leke, ne rast se nuk lëshon kuponin tatimor. Ministria e financave ndryshon disa nene ne ligjin e procedurave tatimore, drafti pritet t?i paraqitet kuvendit.
Ashpërsohen masat, 10 mln lekë gjobë
bizneseve të mëdha që s?japin kuponin
Bizneset që nuk japin kuponin tatimor, do të paguajnë një gjobë prej 10 milionë lekë të reja. Ministria e financave ndryshon ligjin për procedurat tatimore, i cili aktualisht i është dërguar për konsultim ministrive të linjës. Ministria e Financave sqaron A1 Report se drafti parashikon ndryshime në masën e gjobës. Sipas financave, ndryshimi kryesor do të jetë neni 14 i projektligjit i cili thotë se bizneset që kanë xhiro më të madhe se 8 milionë lekë do të gjobiten me 10 milionë në rastet kur nuk përdorin kasën fiskale. Bizneset e tjera do të gjobiten me 500 mijë lekë, kur nuk japin kuponin tatimor.

Bizneset nuk do të paralajmërohen, por ato do të gjobiten në rastin e parë kur nuk lëshojnë kuponin tatimor. Drafti i jep të drejtë administratës tatimore që të përdorë forcën në mbledhjen e detyrimeve për bizneset, të cilat nuk e kanë shlyer atë në kohë. Projektligji me 21 nene është hartuar në frymën e aksionit që ka ndërmarrë qeveria në luftën kundër informalitetin. Këto janë masat më të ashpra që pritet të aplikohen ndaj bizneseve që shkelin ligjin tatimor, masa që janë paralajmëruar më herët nga qeveria.

Ministria e Financave sqaron se ky projektligji do të diskutohet njëherë mes disa ministrive si dhe me grupet e biznesit. Pas konsultimeve do të çohet në Kuvend, ku pritet të diskutohet në komisionet parlamentare, për të kaluar më pas për votim në Parlament

Free Traffic Exchange