A1 Report - Vlorë 35 milionë lekë investime për shmangien e përmbytjeve

2015-10-20 0

Këto pamje që i përkasin përmbytjeve që shkaktoi Vjosa në Vlorë dimrin që lamë pas nuk do përsëriten më.

Premtimi bëhet nga Apostol Qirko drejtor i bordit të kullimit në rrethin e Vlorës.

Një investim pritet të kryhen në stacionin e pompave të Akërnisë si dhe në argjinaturat e Selavecit dhe Mifol Bishanit.

Drejtori i bordit të kullimit jep detaje edhe për investimet e tjera që do realizohen për të shmangur përmbytjet.

Përmbytjet e muajt shkurt shkaktuan dëme të konsiderueshme në zonat e lumit të Vlorës.