A1 Report - Pastrimi i Tiranës, Guxholli:Çështja në themel, jo me aksione për show

2015-10-20 1

E ftuar në studion e A1 Report Zana Guxholli, anëtare e Këshillit Bashkiak Tiranë ka folur rreth aksionit të ndërmarrë ditën e sotme për pastrimin e qytetit. Ajo ndërsa u shpreh se e mbështet pastrimin e qytetit, theksoi se ko nuk duhet bërë me aksioni sa për fasadë, siç e cilësoi ajo aksionin e vullnetar që u ndërmor sot nga kreu i Bashkisë Erion Veliaj.

Sipas saj çështja duhet parë në themel, pasi duhet nisur edukimi i qytetarëve.

?Ky aksion vjen pasi akoma nuk e ka kuptuar kryetari i Bashkisë se ka mbaruar fushata. Duhet të mendojë për zgjidhje jo për spektakël. Flasim për në sjellje dhe kulturë që nuk vjen në një ditë. Kush janë hapat që duhen të ndërmerren. Ngjyrosja e kazaneve nuk e edukon qytetarin. Duhet futur kjo kulturë. Jemi kundër fasadës. Që bën sikur bën punë. Shumfishimi i gjobave, u kthye në demagogji. Në diskutimin tim sugjerova që të mos fillohej nga bishti, Gjobat. Kjo ishte një zhurmë e madhe për asgjë. Le të flasë si do të organizojë pastrimin e Tiranë, cila do të jetë kostoja. Duhet të sensibilizohet publiku. Nuk duhet të luftojmë vetëm me aksione. Nëse nuk organizohet mënyra e mbledhjes së mbetjeve. Mua nuk më duket hap i madh aksioni. Aksionet e përmuajshme janë utopi, na kthejnë në kohën e komunizmit. Na duket sikur ecim përpara, por mbetemi në vend.?- tha Zana Guxholli.

Easy Viral Banner Traffic