Në ndihmë të biznesit, Basha prezanton platformën e PD në Lezhë - Ora News

2015-10-19 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i PD, Lulzim Basha është ndalur në takim me biznesin e Lëzhës ku është njohur me situatën e vështirë me të cilën po përballen kryesisht gjatë muajit të fundit.
Basha tha se situata ku po operon sot biznesi është tejet e rënduar për shkak të politikave që ndjek qeveria. Ai prezantoi platformën e opozitës në ndihmë të biznesit duke vendosur taksën e sheshtë në 6% në thelb të reformës së demokratëve.
Lulzim Basha: Për biznesin e vogël ne parashikojmë rritje të kufirit deri në 120 mln lekë të vjetra dhe parashikojmë 4 shkallë tatimore që fillojnë me 100 mijë lekë në vit dhe mbarojnë me 600 mijë lekë të vjetra për xhiron maksimale prej 120 mln lekësh. Për biznesin e madh vendosja e taksës së sheshtë 9%, pra rënia apo ulja me 6% të nivelit aktual të taksës.
Për Bashen shqetësim i madh nuk është vetëm vizioni që qeveria aktuale ka për biznesin por klima me të cilen po përballet gjeneratori i ekonomisë shqiptare.
Prej ditësh kreu i opozitës ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin në kuadër të hartimit të platformës që demokratët do prezantojnë para qytetarëve në zgjedhjet e 2017.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/ne-ndihme-te-biznesit-basha-prezanton-platformen-e-pd-ne-lezhe/