Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka lënë në burg pa afat 7 të arrestuarit me 700 kg kanabis që u gjet në një laborator të drogës të zbuluar në zonën e ish-kënetës në Durrës.
I pari në sallën e gjyqit u paraqit biznesmeni nga Shkodra Bejto Kotaj,i cili akuzohet nga prokuroria si financues i këtij rrjeti të trafikut të drogës mes Shqiperisë dhe Italisë.
Pas tij, në sallën e gjyqit ka hyrë pronari i vilës 2 katëshe në Ish-Kënetë të Durrësit, Iqmet Pashollari.
Vila në pronësi të tij ishte kthyer në një laborator të përpunimit të lëndës narkotike që sigurohej në Malësinë e Shkodrës dhe të Krujës. Ndërkaq djali i tij Valter Pashollari është ende në kërkim.
Një tjetër biznesmen i akuzuar si financues i këtij rrjeti është edhe 40 vjecari Ajet Sula nga Tirana. Ndërkaq dy biznesmenë të tjerë Festim Xhelilaj dhe Pajtim Bracajakuzohet si transportues të lëndës nartkoike, brenda dhe jashtë vendit.
Ndërkaq, babë e bir Qerim dhe Lufti Xeka sipas prokurorisë janë kultivues të drogës në zonën e Krujës.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/laboratori-i-droges-burg-per-2-te-arrestuarit-pritet-masa-e-sigurise-per-5-te-tjeret/