UNICEF, Trafikimi i fëmijëve, organizatat japin shifra alarmante: Shqipëria vend origjine

2015-10-19 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Raportet e fundit të organizave ndërkombëtare që e shtrijnë aktivitetin e tyre edhe në Shqipëri japin të dhëna shqetësuese për trafikimin e të miturve. Sipas ?Save the Children? Shqipëria është vend origjine për trafikimin e fëmijeve dhe duke iu referuar statistikave te Ministrisë së Brendshme mësohet se vetëm për vitin 2013 janë riatdheuasr 94 fëmijë të trafikuar.
Pas raportit që u publikua ne Britani për viktimat e trafikimit ku të miturit shqiptarë zinin vendin e dytë edhe organizatat ndërkombëtare që veprojnë në Shqiperi Save the Children e UNICEF japin të dhëna alarmante për nivelin e këtij trafiku.
Raporti i ?save te children? evidenton se pavarësisht se qeveria po bën përpjekjet në luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, vendi ende nuk përmbush standardet minimale për të frenuar këtë fenomen. Stategjia e kundër trafikimit 2014-2017 parashikon përmirësime në këtë aspekt dhe e vendos Shqipërine në listën e vendeve në vëzhgim.
Shqipëria është ende një vend origjine për trafikimin e të mitur që nga 2007; si për qëllime seksuale ashtu edhe për shfrytëzim për punë të detyruar.
Por cilët janë vendet potenciale ku trafikohen të miturit shqiptarë?
?Për qëllime seksuale të miturit trafikohen gjerësisht në Europë. Duke përshirë Shqipërinë, Greqinë, Italinë, Maqedoninë, Kosovën, Belgjikën, Norvergjinë, Gjermaninë, Zvicrën, Irlandën dhe Britaninë.?
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme në 2013 raportohet për 94 të mitur nga Shqipëria të riatdhesuar, 27 prej të cilëve janë strehuar në qëndrat rezidenciale ndërsa 67 marrin mbështetjet nga organizat jo qeveritare.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/trafikimi-i-femijeve-organizatat-japin-shifra-alarmante-shqiperia-vend-origjine/

Free Traffic Exchange