Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria pritet të kalojë së shpejti për miratim draftin e ri për çështjen e pronës në Shqipëri. Projekti i ri parashikon disa afate në lidhje me kompensimin financiar deri në dhjetë vjet, ndërsa i lë afat Komisionit të Kthimit të Pronave që për tre vjet të shqyrtojë çështjet e mbetura në këtë institucion. Ora News pyeti Avokaten e Shtetit për këtë çështje, e cila është pjesë e task-forcës për pronat të ngritur pak kohë më parë.
Në mbledhjen e ardhshme të qeverisë, pritet miratimi i draftligjit të ri për kthimin dhe kompensimin e pronave.
Në një intervistë për Ora News, avokatja e shtetit, Alma Hiçka, deklaron se ligji ka për synim t?i japë zgjidhje përfundimtare problemit me pronarët.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/drafti-per-pronat-se-shpejti-ne-qeveri-per-miratim-kompensim-financiar-deri-ne-10-vjet/