Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, premtoi heqje të taksave të naftës për sektorin e peshkimit gjatë një takimi me peshkatarët e Durrësit.Ministri njoftoi dhe ngritjen e markatës së peshkut dhe investimin për një kantier riparimi për anijet e peshkimit.
Ndonëse u investuan 14.5 mln dollarë, porti i ri i peshkimit nuk është funksional. Ministri i Bujqësisë gjatë takimit me peshkatarët, pranoi që projekti nuk është zbatuar siç duhet, ndërsa premtoi heqje të disa taksave të naftës, për sektorin e peshkimit.
Ndër të tjera Ministri premtoi dhe ngritjen e një kantieri për ndërtimin dhe riparimin e anijeve të peshkimit.
Panariti:?Jam plotësisht dakord që ky port ndoshta nuk i ka respektuar parametrat për të cilën është ndërtuar, për arsye që është e vështirë që në det të trazuar një peshkarexhë të futet këtu dhe të imparkohet. Me naftë pa taksë qarkullimi, pa taksë karboni.Naftë me çmim të favorshëm sepse nafta në peshkim zë mbi 60% kostos së peshkimit, prandaj ky është sektori më i ndjeshëm. Port peshkimi, merkato peshku dhe kantjer mbështetës për riparim?.
Për peshkatarët zgjerimi i portit është domethënëse, pasi ul kostot e punës në këtë sektor.
Klodian Kapiti, kryetari i Shoqatës së peshkatarëve: ?Ne nuk jemi në gjendje sot të fusim qoftë edhe një anije të vogël atje brenda portit, kjo çon që ne të mendojmë që porti ka qenë i paramenduar të kthehet në port skafesh?.
Peshkatarët që operojnë prej shumë vitesh në këtë sektor shtojnë se gjendja aktuale e flotës së peshkimit është e mjerueshme.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/panariti-heqim-taksat-e-naftes-do-investohet-ne-nje-kantier-riparimi-anijesh/