Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Që nga 1 shtatori 300 punonjës të koncensionarit turko ? kinez, të nxjerrjes dhe pasurimit të bakrit në zonën e Pukës janë pa punë. Shkak është vendimi i papritur i kompanisë për pezullimin e aktivitetit me justifikimin e rënjes së cmimit të bakrit në bursë.
Punonjësit kërkojnë rifillimin e punës në minierën e Munellës dhe Fabrikën e Pasurimit të Bakrit në Fushë Arrëz. Minatorët thonë se protestat do të përshkallzohen deri në greve urie.
Minatorët e Munellës dhe kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare paralajmeruan një tjetër protestë para Kuvendit.
Vlash Toplana kreu i Sindikatave të Minatorëve Pukë: Nuk do të ndalemi kurrë derisa të plotëshen kërkesat tona.
Gëzim Kalaja Kryetar i PSPSH: Do të protestojmë përpara Parlamentit, do të protestojmë përara Ministrisë së Energjitikës, do të protestojmë përara kryeministrisë dhe nuk do largohemi derisa kërkesat tona të gjejnë zgjidhje.
Miniera e Munellës që prej vitit 2001 iu dha me koncension kompanisë Ber Alb. Kjo kompani ka marr lejen e shfrytëzimit dhe për 5 miniera të tjera në Pukë tek të cilat nuk ka filluar punë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/minatiret-e-munelles-nese-nuk-nderhyn-shteti-do-hyjme-ne-greve-urie/