Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në Konferencën e 7-të të Kryetarëve të Parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mblodh në Budapest nën kujdesin e Parlamentit të Hungarisë.
Meta në fjalë e tij deklaroi se integrimi euro-atlantik është i vetmi drejtim strategjik për Ballkanin. Kryeparlamentari Meta kërkoi edhe përfundimin e proçesit të njohjeve për shtetin e Kosovës.
?Të gjithë vendet janë të lidhura ngushtë përmes një marrëdhënieje kontraktuale me Bashkimin Evropian në një rrugëtim solid integrimi.Shqipëria i qëndron opinionit se bashkëpunimi rajonal duhet të marrë kuptim vetëm përmes një plani të qartë masash bashkërisht me Bashkimin Evropian duke u fokusuar në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, në konkretizimin e iniciativave rajonale, veçanërisht në fushat ekonomike dhe atë të sigurisë, në ndërlidhjen infrastrukturore që është kyçe për thithjen e investimeve të huaja, dhe patjetër duke rritur mobilitetin rajonal dhe arsimin profesional të të rinjve tanë të cilët preken më shumë nga papunësia?.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/meta-kerkon-njohjen-e-kosoves-rruga-e-vetme-e-ballkanit-integrimi-europian/