Dekriminalizimi, qeveria pranon kërkesën e opozitës për shenjat e gishtërinjve

2015-10-17 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mazhoranca lëshon nga pozicioni i saj, duke pranuar kushtin e panegociueshëm të demokratëve, përfshirjen e shenjave të gishtërinjve në ligjin për dekriminalizimin duke i afruar palët politike drejt një konsensusi të mundshëm. Rezultatin e parë të negociatave mes opozitës dhe qeverisë, e njoftoi deputeti demokrat Oerd Bylykbashi.
Mazhoranca dhe opozita, janë në prag të marrëveshjes për një prej ligjeve më të debatuara në dy vitet e fundit, dekriminalizimin e institucioneve shtetërore.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për këtë ligj, deputeti demorkat Oerd Bylykbashi, tha se pas negociatave intensive mazhoranca ka pranuar kërkesën e opozitës për shenjat e gishtërinjëve.
Bylykbashi: ?Një nga çështje e rëndësishme që mazhoranca ka pranuar tashmë versionin tonë ishte në lidhje me shenjta e gishtërinjve që është një instrument që i shërben një qëllimi parësor. Personat që kanë kryer krim dhe kanë ndërruar emrin të mos kenë mundësi që të kandidojnë dhe të marrin funksione të zgjedhura apo dhe të emëruara. Në fund fare propozimi i jonë ishte plotësisht racional dhe funksional dhe për rrjedhojë keni rënë dakord që shenjat e gishtave të përdoren për ti identifikuar këta persona?.
Mungon ende dakortësia për testin e dregës, e propozuar nga opozita, por Bylykbashi shprehet optimist se komunikimi me kolegët socialistë mund të sjellë zhvillime pozitive edhe në këtë rrafsh.



Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/dekriminalizimi-qeveria-pranon-kerkesen-e-opozites-per-shenjat-e-gishterinjve/

Free Traffic Exchange