Nga 1 shtatori, mbi 900 bizneseve u është sekuestruar mall pa faturë

2015-10-17 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbi 900 bizneseve iu është konfiskuar mall pa faturë që prej datës 1 shtator që ka nisur operacioni kundër informalitetit. Shifra konfirmohet nga burime zyrtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Bëhet fjalë për subjekte të madhësive të ndryshme, që ushtrojnë aktivitet në disa sektorë të ekonomisë.
Ndërkaq shtryja e afatit deri më 31 dhjetor për njësitë tregtare që kanë mall pa faturë duket se nuk nuk do t?iu shërbejë bizneseve të vogla.
Burimet e mësipërme shpjegojnë se afati është lënë kryesisht për njësitë e mëdha tregtare, që kanë sasi të konsiderueshme malli dhe duhet kohë për evidentimin e vlerës së tyre.
Ndërsa dyqanet dhe njësitë e tjera të vogla tregtare duhet të nxitojnë për të bërë vetëdeklaruar mallin dhe për të qenë në rregull për kontrollin e rradhës. Në të kundërt, nëse kapen me mall pa faturë, ai do t?iu konfisohet.
Sipas proçedurave, në rastin e konfiskimeve në përgjithësi dhe sidomos në rastin e konfiskimit të mallrave që prishen si ushqime, fruta-perime, produkte bujqësore dhe blegtorale etj, apo që kanë prag të afërt skadence, biznesit që i është sekuestruar mund ta riblejë atë në bazë të vlerës së mallit që përcaktohet nga një Komision i ngritur me jo më pak se 4 persona në Tatime.
Malli i konfiskuar lirohet vetëm pasi të jetë dorëzuar mandati i pagesës së vlerës se tij. Në qoftë së tatimpaguesi përkatës nuk bën pagesën sipas proçedurave dhe afatit të përcaktuar, atëherë mallrat e konfiskuar në mënyrë të menjëhershme, do t?i kalojnë për administrim Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave të Shtetit, e cila do të ndjekë proçedurat e mëtejshme për t?i shpërndarë ato në bazë të emergjencave, apo për t?i shitur në ankand.



Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/nga-1-shtatori-mbi-900-bizneseve-u-eshte-sekuestruar-mall-pa-fature/

Free Traffic Exchange