Shkresë Kuvendit, Demokratët kërkojnë sqarime për mandatin e Ndokës dhe Frrokut- Ora News

2015-10-16 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike kërkon mbledhjen e menjëhershme të Këshilllit të Mandateve për të konstatuar mbarimin e mandatit të deputetëve Arben Ndoka e Mark Frroku. I pari i dorëhequr për shkak të dekriminalizimit dhe i dyti po gjykohet për një vrasje. Në letrën përcjellë Kuvendit, sekretari i Përgjithshëm demokrat, Arben Ristani, thekson se parlamenti ka shkelur Kushtetutën duke mos trajtuar këto dy çështje. PD thotë se dy deputetët aktualisht nuk duhet të ishin ende anëtare të Kuvendit.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-kerkon-thirrjen-e-keshillit-te-mandateve-per-deputetet-ndoka-e-frroku/