Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Njësitë administrative të bashkisë së re të Kukësit rrezikon që këtë dimër të izolohen nga bora. Institucionet vendore nuk kanë fondet e as mjetet e duhura për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe rrëshqitjet e dherave e gurëve
Abedin Oruci, Kryetar i Qarkut: Në qarkun tim drejtoritë e rrugëve, emergjencat dimërore shpenzimet i kanë harxhuar të gjitha. Nuk ka asnjë makineri në dispozicion do kërkojmë mbështetjen tuaj dhe të qeverisë të na sjellë fonde edhe këto makineri që të vihen në punë për të përballuar emergjencën. tani për tani cdo gjë jashtë kontrollit.
Fasli Gërmizi: Sa i takon brenda për brenda njësisë për mejtet është për të ardhur keq. Jemi me 3 mjete të mbetjeve urbane.
Qarku i Kukësit ka 345 kilometër rrugë nacionale, 183.5 kilometër rrugë rurale ndërkohë që numëron rreth 111 mijë banorë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/qarku-i-kukesit-rrezikojme-te-izolohemi-nga-bora/