Beqaj i përgjigjet PD: Hoqa dorë nga kompania ditën që u bëra ministër

2015-10-14 0

TIRANË ? Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i është përgjigjur në një konferencë të posaçme për mediat Partisë Demokratike e cila e akuzoi sot se ish-kompania Intech+ ku Beqaj ka qenë bashkëthemelues para se të merrte postin e ministrit, ka fituar tenderë abuzivë duke dyfishuar të ardhurat në dy vitet e qeverisjes së majtë.

Ministri tha se demokratët duan të hedhin baltë për interesat e shkelura, dhe sqaroi se ka hequr dorë nga kjo kompani në shtator të vitit 2013, menjëherë sapo u zgjodh ministër i kabinetit Rama. Beqaj theksoi se aksionet e tij ja ka shitur bashkëthemeluesit të tij dhe jo ndonjë të afërmi, praktikë që sipas tij e kanë ndjekur të djathtët.

?Balta që vjen drejt meje për interesat e shkelura nuk e ndryshon dot drejtimin e duhur të reformës në drejtësi e cila do të vazhdojë si kusht i domosdoshëm për ti dhënë qytetarëve shërbimin e duhur. Ditën që u votova si ministër hoqa dorë nga aksionet e mia nga kjo komapni që nuk ja fala ndonjë të afërmi, ja shita bashkëthemeluesit të kompanisë dhe nga ajo ditë nuk kam asnjë lidhje me të?, - tha Beqaj.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh se kompania Intech+ ka pasur vite edhe më të mira gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

?Si çdo sipërmarrje edhe kompania ka pasur vite të mira dhe jo të mira, duke ju referuar shifrave të opozitës, kompania në fjalë ka pasur vite edhe më të mira kur ka qenë në qeverisje Partia Demokratike. Me aq saç ndihem keq për familjen dhe vajzën time po aq ndihem mirë për suksesin e reformës në shëndetësi?, - përfundoi ministri.