Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rama me homologun e tij çekë Bohuslav Sobotka në Forumin Ekonomikë të Çekisë. Gjatë takimit në Pragë të dy kryeministrat pranuan se pavarësisht shifrave në rritje, bashkëpunimi ka nevojë për të impus të ri në fushat si turizmi, bujqësia, energjia, infrastruktura.
?Nga janari 2005, Shqipëria ka eksportuar në Çeki, mallra me vlerë 48.9 milionë euro, ndërsa Çekia ka eksportuar në Shqipëri, mallra me vlerë 225 milionë euro. Peshën më të madhe të importeve nga Çekia e përbëjnë makineritë dhe të eksporteve nga Shqipëria, mineralet dhe mallrat e konsumit. Megjithatë është e qartë për të gjithë që këtu kemi një potencial të madh dhe pothuajse të pashfrytëzuar dhe se shifrat e sotme janë krejtësisht të papranueshme në raport me ambiciet e përbashkëta për të ardhmen. Të dyja qeveritë tona janë angazhuar për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë të tjerë, turizëm, transport, bujqësi, energji apo infrastrukturë. Projekti madhor i TAP-it që do të pasohet më gazifikimin e vendit do të rrisë ndjeshëm potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve tona,? u shpreh Kryeministri Rama.
Edhe kryeministri çek Sobotka tha se shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve nuk i përgjigjet potencialeve që mund të thithë tregu shqiptar dhe çek.
Për Ramën marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit do të jetë një elementi rëndësishëm për thellimin e e këtyre marrëdhënie.
?Ne shikojmë me interes të madh rritjen e numri të turistëve çekë në Shqipëri; 14 mijë verën e shkuar, shumë më tepër sesa një verë më parë dhe akoma më tepër se dy sezone më parë. Por edhe kjo shifër është vetëm një sinjal domethënës për sa shumë më tepër Shqipëria mund të thithë. Aprovimi i ligjit të ri për turizmin në Shqipëri krijon hapësira të reja dhe lehtësira të mëdha për çdo investitor që do të dëshironte të përfshihej në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një sektori modern shërbimesh në turizëm,? tha Rama.
Në takimin me sipërmarrësit në Forumin Ekonomik të Çekisë, kryeministri Rama shoqërohej edhe nga ministrat Ahmetaj, Klosi dhe Nikolla si dhe sipërmarrës shqiptarë.