Vlorë, sekuestrohen 207 kg kanabis dhe 2 armë, arrestohen 8 persona

2015-10-14 6

VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar 8 persona të cilët akuzohen për veprën penale ?Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike? dhe ?Mbajtje e Armeve dhe municioneve luftarake?.

Uniformat blu kanë sekuestruar në flagrancë 2 armë dhe 207 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Janë ndaluar:
1. Mujo Gjinaj, 44 vjeç, banues në lagjen ?28 Nëntori? Vlorë.
2. Misto Jonuzi, 34 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
3. Neritan Jonuzi, 25 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
4. Denald Nushi, 21 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
5. Majlinda Filaj, 42 vjeç, banues në fshatin Picar.
6. Valentina Izetaj, 51 vjeç, banues në fshatin Picar.
7. Engjellushe Alushaj, 33 vjeç, banues në fshatin Picar.
8. Sefire Filaj, 54 vjeç, banues në fshatin Picar.

Lënda narkotike dhe armët janë gjetur në banesat e Misto Jonuzi, Aredin Jonuzi dhe Nasip Jonuzaj ndërsa 4 shtetaset Majlinda Filaj, Valentina Izetaj, Engjellushe Alushaj dhe Sefire Filaj akuzohen se përpunonin drogën e cila bëhej gati për në treg.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim edhe tre banorë të fshatit Penkovë Edmond Haxhiraj, Nasip Jonuzaj dhe Aredin Jonuzaj të cilët akuzohen për bashkëpunim në këtë veprimtari kriminale.

Policia ka sekuestruar edhe një automjet tip ?Mercedes-Benz? me targë VL8874A i cili përdorej për transportimin e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kanw kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për vepren penale ?Prodhimi dhe shitje e lëndëve narkotike? e kryer në bashkëpunim, dhe ?Mbajtje e Armeve dhe municioneve luftarake?.

Free Traffic Exchange