Shembja e një ure në njësinë administrative të Hajmelit në Bashkinë e Vaut të Dejësi ka izoluar pesë fshatra të zonës.
Prurjet e shumta të lumit kanë shembur urën që ishte rikonstruktuar përpara pak muajsh. Banorët e zonës kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pasi është e pamundur lëvizja në këtë situatë.
Bashkia e Vaut të Dejës ka nisur punën për ndërtimin e një kalimi provizor për të rihapur qarkullimin me këtë njësi vendore, megjithatë me nisjen e shirave rrezikohet që kjo zonë të izolohet përsëri.
Përballë kësaj situate banorët e Hajmelit kërkojnë një investim dhe projekt të ri për urën e Hajmelit.