Burg biznesit, LSI-ja del kundër projektit të qeverisë

2015-10-14 1

TIRANE- Lëvizja Socialiste për Integrim, është kundër draftit të qeverisë që parashikon ashpërsim të Kodit Penal ndaj biznesit që shmang detyrimet doganore e tatimore. Drafti parashikon heqjen e gjobës dhe burg deri në 10 vjet për të gjithë ata që bëjnë evazion fiskal apo fusin mallra kontrabandë. Në këndvështrimin e LSI-së, këto masa shtrënguese nuk zgjidhin problemin, mbytin biznesin dhe nxisin korrupsionin.

Gjatë dy intervistave për gazetën ?Shqiptarja.com?, deputetët e LSI-së, Përparim Spahiu dhe Gjovalin Kadeli, shprehin rezerva për projektligjin e sjellë nga qeveria. Të dy deputetët vlerësojnë se ka nevojë për një reformë ndaj informalitetit, pasi situata është e rëndë, por masat nuk duhet të jenë represive. Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Përparim Spahiu, i konsideron si zgjidhje të gabuara ashpërsimet e Kodit Penal ndaj shkeljeve tatimore e doganore të biznesit.