Fier, ja ç’ka mbetur pas përmbytjeve në familjen Myrtaj të zhytyr në baltë

2015-10-13 0

FIER - Pasojat e përmbytjeve vijojnë të ndjehen ende në qytetin e Fierit. Televizioni Report TV ishte në banesën e Artur Myrtajt në lagjen ?1 Maji? në këtë qytet.

Uji dhe balta prej dy ditësh janë bërë zot shtëpie, ndërsa askush nuk kujtohet për t?i ardhur në ndihmë kësaj familjeje. Uji ka shkatërruar gjithçka në shtëpinë e Artur Myrtajt, teksa pesë pjestarët e kësaj familjeje qëndrojnë tek të afërmit apo komshinjtë.

Këto pamje të fokusura nga kamera e Report TV brenda në banesën e familjes Myrtaj nuk kanë nevojë për shumë koment. Kryefamiljari thotë se përveç paisjeve që janë shkatërruar të gjitha, humbi edhe 2 milionë lekë që i kishte në shtëpi.

?S?është kujtuar njeri të vijë të thotë je gjallë apo s?je. Janë prishur të gjitha, kam fjetur nëpër komshi. Sot erdhën ato të përkrahjes morën vetëm emrat, asgjë tjetër. Janë prishur të gjitha. Kam patur dhe dy milionë lekë brenda, që i kam mbledhur me djersë edhe ato u zhdukën?, thotë Artur Myrtajt.

E njëjta panoramë paraqitet edhe në familje të tjera në rrethin e Fierit.

Free Traffic Exchange